“15 vite pa drejtësi”, Rama: Dështim edhe i drejtësisë së re, u paguajmë rroga më të larta se Presidentit të Republikës

“15 vite pa drejtësi”, Rama: Dështim edhe i drejtësisë së re, u paguajmë rroga më të larta se Presidentit të Republikës

Sot shënohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, u vranë katër protestues nga Garda e Republikës. Në përkujtim të kësaj dite, pranë Kryeministrisë u zhvilluan homazhe për viktimat e 21 Janarit, ku morën pjesë drejtues politikë, familjarë të të vrarëve dhe qytetarë. Gjatë ceremonisë, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim, duke rikujtuar ngjarjet e asaj dite dhe duke e cilësuar reagimin e shtetit të atëhershëm si një akt të rëndë dhune ndaj protestës qytetare. Rama theksoi se 15 vitet pa drejtësi për 21 Janarin përbëjnë një padrejtësi të madhe jo vetëm për familjarët e viktimave, por për gjithë Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Ai u shpreh se dhimbja dhe zhgënjimi i familjarëve...