“13 vite qeverisje dhe asnjë ministër në prokurori”, Lapaj sulmon Ramën: Po më godasin pse denoncojmë korrupsionin

“13 vite qeverisje dhe asnjë ministër në prokurori”, Lapaj sulmon Ramën: Po më godasin pse denoncojmë korrupsionin

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, përmes një deklarate për mediat nga sheshi para Kryeministrisë ku po proteston prej 96 ditësh, tha se po përndiqet politikisht nga policia politike e Edi Ramës.Lapaj tha se kjo është hera e 6-të që ai procedohet penalisht për një total 14 veprash penale.“Sapo mësova se policia politike e Edi Ramës, më ka kallëzuar dhe po më përndjek politikisht vetëm se kemi si qytetarë guximin për tu thënë të vërtetën e madhe: ata po na vjedhin, ata janë qeveria më hajdute që mund të ekzistonte.Policia politike e Edi Ramës, në 13 vitet e qeverisjes së tij, nuk ka patur guximin të çojë qoftë dhe një ministër të vetëm në prokurori për gjithë këtë maskaradë dhe hajdutëri të madhe. Por gjen...