“12 vite politika të gabuara”, Teliti reagon ashpër: Shqipëria po varfërohet dhe po zbrazet, propaganda nuk mjafton më
Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq ekonomik dhe shoqëror, shkruan në një reagim të tij në rrjetet sociale, këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti. Sipas tij, pas më shumë se një dekade politikash të gabuara, qytetarët përballen çdo ditë me rritje çmimesh, paga dhe pensione minimale, pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive. Teliti shkruan se, familjet janë nën presion të vazhdueshëm financiar, ndërsa të rinjtë po largohen masivisht nga vendi, duke e kthyer emigracionin në simptomën më të qartë të dështimit të modelit aktual të qeverisjes. Në këtë realitet shqetësues, propaganda nuk mjafton më, shkruan Teliti, ndërsa sipas tij, Shqipëria ka nevojë për zgjidhje konkrete, vizion afatgjatë dhe politika që rikthejnë shpresën dhe dinjitetin e jetesës në vend’. Reagimi: Jetojmë në kohë të vështira.Çmimet...
Burimi:
sot.com.al