“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

Shqipëria vijon të mbetet destinacion i preferuar turistik, konfirmuar kjo edhe nga shifrat gjithnjë në rritje të vizitorëve. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja me një postim në rrjetin social Facebook bën me dije se vendi ynë, gjatë muajit mars ka mirëpritur 609,363 vizitorë të huaj, duke shënuar kështu një rritje prej 59,598 turistësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose rreth 11% më shumë. “Shqipëria vijon të konfirmohet si një destinacion në rritje! Gjatë muajit mars 2026, vendi ynë mirëpriti 609,363 vizitorë të huaj, një rritje prej +59,598 turistësh krahasuar me marsin 2025, ose rreth +11% më shumë. Në një kohë sfidash globale, Shqipëria po spikat si një alternativë e sigurtë dhe gjithnjë e më tërheqëse për turizmin gjithëvjetor....