“11 procedura, 1.1 miliardë euro”, Këlliçi reagon ashpër: Rama është kthyer në pengesë zyrtare për integrimin në BE

“11 procedura, 1.1 miliardë euro”, Këlliçi reagon ashpër: Rama është kthyer në pengesë zyrtare për integrimin në BE

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një postim në rrjetet sociale, shprehet se kryeministri Edi Rama është pengesë për integrimin e vendit në BE. Këlliçi thotë se Rama po zgjedh të mbrojë korrupsionin dhe veten e tij, në vend të integrimit europian të Shqipërisë. Sipas deputetit, integrimi është kauzë e të gjithë kombit dhe duhet të mbrohet nga vetë qytetarët. Postimi i plotë: Edi Rama, zyrtarisht pengesë për integrimin e vendit! Kur luan me integrimin dhe vendos fatin personal dhe të Belinda Ballukut para aspiratës historike, pasojat nuk do të vonojnë. Spërdredhjet e Edi Ramës me lobingje e me joshje të diplomatëve sot morën një goditje të fortë në Tiranë. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, David MacAllister u shpreh...