“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka mbyllur vitin 2025 me një tjetër rekord historik, me 11.6 milionë pasagjerë, çka përfaqëson një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024. Të dhënat janë publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI), i cili e rendit TIA-n në vendin e parë në rajon për nga performanca dhe fluksi i udhëtarëve. Lajmin e ka ndarë në Facebook edhe kryeministri Edi Rama. “Gjatë vitit 2025 u shtuan 15 destinacione të reja dhe 7 linja ajrore partnere”, shkruan kreu i qeverisë. Sa i përket renditjes rajonale të aeroporteve të Ballkanit Perëndimor, Tirana International Airport (TIA) konfirmohet si aeroporti më i madh dhe me volumin më të lartë të pasagjerëve, me 11 640 047 udhëtarë.
Burimi:
javanews.al