Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore
Policia rrugore i ka bërë thirrje drejtuesve që të kenë kujdes në qarkullim për shkak të kushteve të rënduara në akset rrugore si pasojë e motit të keq. Gjatë inspektimit të situatës në terren pasditen e sotme, drejtuesi i Policisë Rrugore Perlat Vatoci, iu ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse. Njoftimi i Policisë Rrugore: Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, gjatë pasdites së sotme ka inspektuar shërbimet e Policisë Rrugore në Rrugën e Arbërit, për të parë nga afër situatën dhe për të komunikuar me punonjësit e Policisë që janë të angazhuar në këtë aks rrugor dhe, nëpërmjet tyre, për t’iu përcjellë një mesazh të gjithë drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në zona...