Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Policia reagon për ngjarjen: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës
E rëndë në Pogradec, policia reagon për ngjarjen:Policia e Korçës ka reaguar ndaj ngjarjes horror të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Piskupat të pogradecit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë.