Policia në rrugë me bllok në dorë/  Taksat e Siguracionet në syrin e makinave inteligjente të policisë

Policia në rrugë me bllok në dorë/ Taksat e Siguracionet në syrin e makinave inteligjente të policisë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task-Forcën e Transportit Rrugor, që prej të martës ka nisur një fushatë të re kontrolli inteligjent në rrugët e vendit. Autoritetet kanë vënë në funksion mjetet e pajisura me kamera dhe sisteme të automatizuara për identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë. Aksioni ka filluar në segmentin Tiranë-Milot, një nga akset me fluks të lartë lëvizjeje, dhe sipas institucioneve do të shtrihet gradualisht në disa prej rrugëve kryesore kombëtare. Përmes teknologjisë së makinës inteligjente, strukturat përgjegjëse kryejnë verifikimin e dokumentacionit të mjeteve, kontrollin e statusit të kontrollit teknik, siguracionit dhe detyrimeve të tjera ligjore. Sistemi mundëson identifikimin e shkeljeve pa ndalur çdo mjet në mënyrë fizike, duke synuar rritjen...