Policia ‘mësynë’ në apartamentin e monitoruar prej javësh/ Arrestohen në Elbasan 3 të reja për prostitucion

Policia ‘mësynë’ në apartamentin e monitoruar prej javësh/ Arrestohen në Elbasan 3 të reja për prostitucion

Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Transit”. Arrestohen në flagrancë 3 shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion në 2 apartamente në qytetin e Elbasanit. Procedohet penalisht në gjendje të lirë pronarja e apartamentit. Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, dokumente identifikimi dhe celularë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin e koduar “Transit”. Nga hetimet u provua se në dy apartamente në qytetin e Elbasanit ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja, të cilat kontaktonin klientët nëpërmjet faqeve në internet. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan...