Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Policia ‘me dorë të hekurt’/ Kundërshtuan dhe ushtruan dh*në ndaj punonjësve të rendit, arrestohen 4 persona…
Specialistët për Hetimin e Krimeve në disa komisariate të Policisë së Tiranës kanë arrestuar disa shtetas, të dyshuar për vepra të ndryshme penale që lidhen me dhunën dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë. Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u arrestua një shtetas 65-vjeçar, i cili dyshohet se, për motive pronësie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan një shtetas 41-vjeçar, pasi dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet e një lokali, ka goditur një tjetër shtetas, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi i një shtetasi 32-vjeçar, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes së tij. Gjithashtu, specialistët...