Policia masa për të mbrojtur vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, pranë saj vendoset një autobot me ujë

Policia masa për të mbrojtur vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, pranë saj vendoset një autobot me ujë

Policia e Shtetit ka marrë masa për të mbrojtur nga protestuesit opozitarë edhe vilën e ish diktatorit Enver Hoxha.Siç shihet në këto pamje midis selisë së Kuvendit dhe vilës së ish diktatorit është vendosur një autobot me ujë, për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet. Kjo masë vjen pasi në protestën e kaluar, militantët demokratë hodhën bomba molotov në drejtim të saj, ndërkohë që brenda kishte edhe disa artistë, të cilëve iu rrezikua jeta. Po ashtu masa janë marrë edhe në institucione të tjera, ku është rrethuar Kuvendi, bashkia, ministria e Infrastrukturës, por edhe selia rozë.