Policia kryen arrestime/ Protestat në Baks-Rrjoll kundër ndërtimit të resortit, 15 të tjerë shpallen në kërkim

Policia kryen arrestime/ Protestat në Baks-Rrjoll kundër ndërtimit të resortit, 15 të tjerë shpallen në kërkim

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot 2 banorë për protestat e djeshme në Baks-Rrjoll, kundër ndërtimit të restortit turistik nga firma “Gener 2” e Bashkim Ulajt. Protesta përfundoi në përplasje fizike dhe dhunë mes banorëve dhe punonjësve të firmës së sigurisë (Security), teksa pati dëmtime të mjeteve dhe të lënduar. Përveç dy të arrestuarve, mësohet se 6 banorë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 15 të tjerë u shpallën në kërkim. Banorët pretendojnë se toka bregdetare me dokumente i përket atyre dhe kompania private nuk i ka kompensuar për ndërtimin. Ata shprehen “se nuk do i ndalin protestat dhe se do vdesin në shesh për të mbrojtur pronat e tyre me gjak”.