Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Një i ri 20-vjeçar shqiptar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të karabinierëve italianë, pasi tentoi të largohej me makinë gjatë një kontrolli policor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së shtunës në provincën e Pizës, raportojnë mediat italiane. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë pas një telefonate nga një grua, e cila kërkoi ndihmë duke deklaruar se djali i saj i mitur po i nënshtrohej një shantazhi. Sipas denoncimit, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët i kishin kërkuar një shumë prej një mijë eurosh për t’ia kthyer. Me mbërritjen e patrullës, një nga të dyshuarit dyshohet se ka përplasur me makinë një karabinier dhe më pas është larguar me shpejtësi të madhe. Ka nisur një ndjekje që...