Policia identifikon autorin e disa grabitjeve në Krujë, 30-vjeçari në kërkim
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 30-vjeçarin, si autor i dyshuar i 3 vjedhjeve me armë. 30-vjeçari, me precedentë të theksuar kriminal në disa fusha. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i vjedhur taxi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Ends”, është zbardhur ky rast vjedhjeje dhe është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi 30 vjeç, banues në Mamurras. Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ka vjedhur automjetin taksi me të cilin lëvizte, pasi ka kanosur me...
Burimi:
sot.com.al