Policia e Shtetit thyen heshtjen: Nuk na u kërkua mbështetje për shoqërimin e Altin Ndocit në spitalin e Durrësit

Policia e Shtetit thyen heshtjen: Nuk na u kërkua mbështetje për shoqërimin e Altin Ndocit në spitalin e Durrësit

Nga Policia e Shtetit mësohet se për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci nga burgu i Durrësit në spital, nuk është kërkuar mbështetje me forca të rendit.  “Policia e Shtetit merr masa kur njoftohet nga burgjet, por për këtë rast nuk jemi njoftuar dhe nuk na është kërkuar ndihmë”, thotë policia.  Forcat Operaracionale të burgjeve, nga Tirana, janë nisur drejt burgut të Durrësit, për verifikime atje, kontrolle, me kë ishte në dhomë Altin Ndoci.  Kontrollet do të kryhen për të kuptuar nëse dikush ka dijeni për planin e Ndocit, apo për të tjerë elementë që mund t’i vlejnë zbulimit të bashkëpunëtorëve.