Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Policia e Shtetit shpërblen me 30 mijë lekë efektivët e angazhuar gjatë sezonit turistik
Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kanë qenë të angazguar në strukturat vendore gjatë sezonit turistik, do të shpërblehen me 30 mijë lekë. Sipas urdhrit të miratuar, do të shpërblehen punonjësit e policisë me gradë policore në strukturat vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për programin “Policia e Shtetit”. PËR SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE NË STRUKTURAT VENDORE TË POLICISË SË SHTETIT Në mbështetje të germës “d”, të pikës 2, të nenit 104, të ligjit nr. 82/2024, “Per Policinë e Shtetit, pikës 11, 12, të VKM nr.4, datë 09.01.2025 “Për miratimin e vlerave për secilin element të...