Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me ofertat për kredi
Policia e Shtetit ka informuar qytetarët në lidhje me raste të mashtrimeve online që kanë të bëjnë me oferta të rreme për kredi. Përmes një njoftimi, policia bën me dije se janë evidentuar raste kur persona të panjohur, përmes faqeve të dyshimta në internet, rrjeteve sociale apo mesazheve elektronike, paraqiten si përfaqësues të institucioneve financiare dhe i nxisin qytetarët të aplikojnë online për kredi, me qëllim përfitimin monetar në mënyrë mashtruese. Këto oferta janë mashtruese dhe synojnë përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare të qytetarëve. Policia e Shtetit këshillon qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos dërgojnë para, të dhëna bankare apo dokumente personale te persona të paidentifikuar apo faqe interneti të pasigurta. Njoftimi i policisë Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë...
Burimi:
argjiroja.net