Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi”

Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. M., 23 vjeç, K. K., 40 vjeç, L. P., 37 vjeç, E. S., 24 vjeç, E. Q., 23 vjeç dhe D. D., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 15.02.2026, në përfundim të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Vllaznia” dhe “AF Elbasani”, në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë shkatërruar disa ndenjëse dhe i kanë hedhur në fushën e lojës. Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që kanë kryer veprime të paligjshme në ambientet e stadiumit.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen...