Policia bë bilancin e janarit: 107 operacione, 498 të arrestuar

Policia bë bilancin e janarit: 107 operacione, 498 të arrestuar

Policia e Shtetit publikoi sot një bilanc të punës së kryer gjatë muajit janar. Policia njoftoi se gjatë muajit janar u finalizuan 107 operacione policore dhe u vunë në pranga 498 autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme. Sipas policisë, 17 operacione janë finalizuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për goditjen e rrjeteve globale të trafiqeve, kapjen e pjesëtarëve të grupeve/organizatave kriminale, si dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Disa prej këtyre shtetasve kishin falsifikuar identitetin për t’iu fshehur drejtësisë; Gjithashtu policia bëri të ditur se janë sekuestruar rreth 186 kg kanabis, rreth 3 kg kokainë, sasi ekstazie, sasi heroine, 3855 bimë/fidanë kanabisi, 2528 fara kanabisi, si dhe mijëra pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura....