Polici i Komisariatit nr.5 u kap me një milionë euro në makinë, gazetarja zbulon detaje të reja

Polici i Komisariatit nr.5 u kap me një milionë euro në makinë, gazetarja zbulon detaje të reja

Polici Aurel Kaziu u arrestua një ditë më parë pasi u kap në territorin e Kosovës me një milionë euro në makinë dhe më pas u pezullua nga detyra. Ndërkohë gazetarja, Dorjana Bezat, ka zbuluar detaje të reja sa i përket kësaj ngjarjeje. E ftuar në një studio televizive ajo ka deklaruar se Kaziu kishte më pak se një vit në detyrë dhe mendohet se është përdorur nga grupet kriminale për të transportuar paratë drejt Shqipërisë. Sipas saj ka dyshime se paratë ishin të një grupi kriminal që vijnë në territorin shqiptar për pastrimin e tyre. “I arrestuari është një polic i ri. Thuajse një vit kishte si polic. Ishte një agjent krimesh. Kishte pak kohë i fejuar, familjar. Ai mund të jetë përdorur nga...