Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
Moti i keq në Pogradec ka shkaktuar probleme të shumta, ku prurjet e lumit të Vërdovës kanë dëmtuar rrugën duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve. Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e Pogradecit, Nexhmi Torra, deklaroi se lumi i Vërdovës prej vitesh mbetet një problem serioz për zonën, duke shkaktuar dëme në tokat bujqësore e banesa si pasojë e daljes nga shtrati nga reshjet. Sipas Torrës, Bashkia e Pogradecit ka punuar prej kohësh për gjetjen e një zgjidhjeje, duke paraqitur kërkesa të shumta pranë institucioneve përkatëse. Megjithatë, për shkak të gjendjes së kufizuar financiare të bashkisë dhe komunitetit, është kërkuar ndihmë nga qeveria qendrore. ‘Lumi i Vërdovës ka qenë një problem i hershëm. Bashkia e Pogradecit ka punuar prej kohësh për të zgjidhur këtë...
Burimi:
opinion.al