“Po vjen uragani i fitores”/ Berisha mesazh para protestës: Të derdhemi në shesh! Qeveria vendosi ligjin e mafias
Kreu i PD, Sali Berisha, i bëri sot thirrje të gjithë shqiptarëve që të derdhen në rrugë, sheshe e bulevard, në momentet më kritike të historisë së vendit dhe për të rrëzuar narkoregjimin. Ai kërkoi pjesëmarrje sa më të lartë, si indinjatë ndaj qeverisë që ka vendosur ligjin e mafias dhe po vjedh paratë e shqiptarëve. “Ndaj dhe sot më shumë se kurrë duhet të jemi në atë bulevard, në ato rrugë, në ato sheshe për të përcjellë mesazhin tonë se ne nuk pajtohemi kurrë me një organizatë hajdutësh, që u ka vjedhur shqiptarëve shuma përrallore të buxhetit, pasuri të pafundme publike, ka vendosur ligjin e mafies dhe tani do me çdo kusht t’u vjedhë të ardhmen evropiane”, tha ai para gazetarëve në konferencë. Ai...
Burimi:
sot.com.al