Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Po vij nga terreni/ Mziu i bindur: Jam gati të futem në grevë urie, zgjedhjet na i vodhi Edi Rama
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është shprehur se në protestën e opozitës ditën e hënë, nuk përjashtohet asnjë nga skenarët, as skenari që deputetët e PD-së të futen në grevë urie, me qëllim kthimin e standardeve të demokracisë. Teksa e cilësoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama si të korruptuar dhe të kapur nga krimi, Mziu theksoi se protestat e Partisë Demokratike mund të jenë të vazhdueshme, për të bërë të mundur arritjen e qëllimit. “Unë sapo vij nga terreni dhe ka një javë që po alternojnë të gjitha degët e Partisë Demokratike ose bashkitë e qarkut Dibër, por njëherazi kam punuar edhe në Tiranë. Ka një angazhim maksimal jo vetëm në strukturat e PD-së, por edhe qytetarë të tjerë jashtë Partisë Demokratike që duan...