“Po shkelen të drejtat e gjyqtarëve”, KLGJ reagon pas debatit për pagat: Po rritet trysnia,të respektohet pavarësia e..
Përmes një njoftimi për mediat, KLGJ shprehet se disa deklarata të caktuara, nga personat me ndikim po shkelin të drejtat njerëzore të gjykatësve për shkak të ushtrimit të detyrës. Njoftimi i KLGJ: Këshilli i Lartë Gjyqësor mirëkupton qëndrimet dhe opinionet kritike të shprehura nga funksionarë publikë apo subjekte private, e në veçanti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, të cilat kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe efektivitetit të sistemit gjyqësor.Por kohët e fundit, me shqetësim konstatohet një “trysni” ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, e cila ka një tendencë rritëse, si dhe shfaqja e disa qëndrimeve apo deklaratave me ndikim të dukshëm në informimin e opinionit publik, të cilat, përveçse shkelin të drejtat njerëzore të gjyqtarëve për shkak të ushtrimit të detyrës, rrezikojnë seriozisht edhe kryerjen...
Burimi:
sot.com.al