“Po rrahin gra, pleq e fëmijë”/ Shehaj thërret protestë para Parlamentit për abuzimin me pronat: Stop grabitjes!
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka bërë thirrje për mbajtjen e një proteste në datën 5 Mars, në orën 18.00 përpara Kuvendit të Shqipërisë. Shehaj përmes një video në rrjetet sociale, publikon pamjet e trishta që vijnë sot nga Rrjolli, ku protestuesit sërish janë përplasur me Policinë, duke u dhunuar nga uniformat blu dhe duke u marrë forcërisht drejt Komisariatit. “Po i rrahin me grushte, me të fortë. Po rrahin gra, pleq, fëmijë. Pse? Sepse nuk pranojnë që një oligark t’u vjedhë pronën, nuk dorëzohen”. Kreu i Mundësia fton të dalin në protestë të gjithë qytetarët që janë duke vuajtur nga abuzimet e pushtetit me pronat e shqiptarëve, së bashku me banorët e Rrjollit, ata të Durrësit që kanë prej javësh që janë në...
Burimi:
sot.com.al