“Po na shkatërrojnë jetën!”- BIRN: Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje
Në mes të gjelbërimit në periferi të Kukësit, zona e njohur me emrin “Lama e Fluturës” është e përmbytur nga plehrat. Nga fusha e mbetjeve, një kanal me ujë të zi rrjedh për gati 300 metra rrëpirë drejt liqenit të Fierzës. Kanali përmban liksiviatë – ujë i ndotur dhe i patrajtuar që shkaktohet nga procesi i dekompozimit të mbetjeve urbane. Në Bashkinë e Kukësit, menaxhimi i mbetjeve urbane është në krizë prej vitesh, por për zyrtarët lokalë e keqja nuk ka fund. “Venddepozitimi është thuajse i mbushur,” thotë Liridon Mehmeti, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit. “Po manovrojmë me vështirësi, duke vënë në funksion traktorët e rëndë për të liruar sadopak hapësirë për depozitimin e mbetjeve,” shton ai. Edhe pse duhej të ishte mbyllur...
Burimi:
sot.com.al