Po kthehej pasi kishte konsumuar ushqimin, ky është 45 vjeçari që u godit për vdekje nga fadroma
Kreshnik Haska është punëtori 45-vjeçar që humbi jetën në një kantier ndërtimi në Palasë ditën e sotme. Në momentin e aksidentit, Haskaj kishte marrë bukën nga mensa dhe po shkonte drejt fabrikës së betonit, aty ku punonte, kur dyshohet se një fadromë ka lëvizur mbrapsht dhe e ka goditur për vdekje. Dëshmitarë në vendngjarje pretendojnë se drejtuesi i mjetit të rëndë nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh, ndonëse, sipas tyre, i përdorte shpesh fadromat. Ata ngrenë gjithashtu shqetësime serioze për mungesën e masave të sigurisë në punë në këtë kantier. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
Burimi:
ntv.al