“Po dalim me humbje”/ Fermerët e serave, të pakënaqur në protestë: Ne kërkojmë që çmimi të jetë standard
Dhjetëra fermerë të serave në bashkitë Dimal dhe Roskovec protestuan mesditën e së enjtes në qendër të fshatit Samaticë për çmimet e ulëta të grumbullimit. “Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa fatura dhe nuk deklarojnë çmimin. Na tregojnë për çmimin një ditë më pasi kane marre prodhimin. Këtu ishte ministri i Bujqësisë para disa ditësh dhe ia shprehëm si shqetësim por asgjë s’ka bërë për t’i dhënë zgjidhje”, thanë ata. Sipas tyre, grumbulluesit ua marrin prodhimin me çmime nën kosto, kryesisht kastravecin, i cili aktualisht po tregtohet me rreth 60-70 lekë/kg, një nivel që fermerët thonë se është në rënie të vazhdueshme. “Unë kam vjelë prodhimin në mëngjes e çova tek grumbulluesi dhe çmimi ishte me X. Në darkë më thanë se do ta...
Burimi:
sot.com.al