“Plumbin e gjeta te koka e krevatit!”, vrasja e biznesmenit Çajup Selimi me urdhër të Laert Haxhiut, zbardhet…

“Plumbin e gjeta te koka e krevatit!”, vrasja e biznesmenit Çajup Selimi me urdhër të Laert Haxhiut, zbardhet…

Në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dëshmuar Leonard Selimi, i afërm i biznesmenit Çajup Selimi, i cili u vra më 1 qershor 2021. Për këtë ngjarje ka rrëfyer më herët i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka deklaruar se është paguar 25 mijë euro nga Laert Haxhiu për ekzekutimin e Selimit. Sipas dëshmisë së Tafanit, në momentin e vrasjes, viktima e kishte parë në sy teksa qëllohej, pa e kuptuar se ku po e kapnin plumbat. Ndërkohë, Leonard Selimi ka dëshmuar se autorin nuk e ka parë dhe nuk ka dëgjuar të shtëna, por në banesën e tij ka gjetur një plumb, në kokën krevatit. “Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në...