Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
PLAS NË AKSHI/ Kontroll në banesën e drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit
Për dosjen e AKSHI-t, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar dhe kontroll të banesës së drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana. Kjo për faktin se rezulton se bashkëshorti i Gjanës është shoqëruesi i Ergys Agasit, i cili prej 3 ditësh rezulton në kërkim. Përveç kontrollit në banesë, bashkëshortit të drejtoreshës i është sekuestruar aparati telefonik në kuadër të procedimit 20/1. Hetimet janë në vijim dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi çështjen