Plas keq sherri në hyrje të Vlorës, protagonistë disa të rinj/ Ndërhyn menjëherë policia
Një konflikt ka ndodhur në hyrje të qytetit mes disa të rinjve, duke shkaktuar tension në zonë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje është ndodhur një efektivë i Krimeve të Rënda, i cili kanë ndërhyrë për të ndalur përshkallëzimin e situatës dhe për të vënë nën kontroll të rinjtë që po konfliktoheshin. Më pas, në mbështetje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja” si dhe patrullat e Rendit, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme procedurale. Operatori i News24, Marjus Seiti raporton se konflikti rrezikoi të agravonte edhe më tej, por ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur stabilizimin e situatës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve që çuan në përplasjen mes të rinjve.
Burimi:
sot.com.al