Plas grushti në mes të bulevardit në Kamëz,një grup me të rinj grushtohen me njëri-tjetrin para syve të policit (Video)
Një sherr i dhunshëm është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Kamëz, ku disa të rinj janë grushtuar me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Blu” dhe siç shihet në videon e mëposhtme, në momentin kur dhe të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin ka pasur prezencë të policisë. Efektivi është mundur që të neutralizojë të rinjtë, mirëpo nuk ka mundur që të ndalojë sherrin mes tyre. Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim nga policia, dhe nuk dihet ende shkaku i këtij sherri mes tyre. Pritet një njoftim nga policia për të mësuar se çfarë ka ndodhur konkretisht.
Burimi:
sot.com.al