Plantacionet e kanabisit në veri, GJKKO dënon grupin kriminal me 59 vite e 6 muaj burg

Plantacionet e kanabisit në veri, GJKKO dënon grupin kriminal me 59 vite e 6 muaj burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shpalli dje fajtor, pesë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, i cili u godit nga Prokuroria e Posaçme në vitin 2023, pasi kishin kultivuar mbi 10 mijë rrënjë kanabis në Shkodër. GJKKO i shpalli fajtor për akuzat e “kultivimit të lëndëve narkotike” të kryer në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “shitje e prodhim narkotikësh” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Konkretisht, Arben Shpati u shpall fajtor për tre akuza, kultivim të lëndëve narkotike të kryer si grup i strukturuar kriminal, për të cilën u dënua me 10 vite burg, dhe për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për të cilën u dënua me 12 vite burg. Për akuzën e grupit...