Plan i mirëorganizuar/ Momentet kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

Plan i mirëorganizuar/ Momentet kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

Pamje të reja janë zbuluar nga arratisja e Altin Ndocit ditën e sotme nga spitali rajonal i Durrësit. Në foto Ndoci shfaqet duke u larguar me vrap nga ambientet e spitalit. Në parkimin e spitalit atë e priste një Audi i bardhë. Makina është larguar në drejtim të Spitallës. Ndoci doli me vrap nga spitali pasi grushtoi rojën efektiv policie të burgut të Durrësit që e shoqëronte. I paraburgosuri kishte kërkuar për të shkuar në tualet, më pas kishe goditur policin.