Plagosja në Rrugën e Kavajës/ Zbardhen detaje, identifikohet autori
Besjan Ferazini është autori i plagosjes së 34-vjeçarit Akil Koxhaxhiku. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, ku gjatë një konflikti Besjan Ferazini ka qëlluar me armë zjarri Akil Koxhaxhiku. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Burimi:
sot.com.al