Plagosja me armë në Mashkullorë, arrestohet autori

Plagosja me armë në Mashkullorë, arrestohet autori

POLICIA E SHTETIT Në vijim të informacionit paraprak të dhënë një ditë më parë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Mashkullorë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. Ç., banues në këtë fshat. Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se për motive pronësie dhe motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, po banues në Mashkullorë. I dëmtuari ndodhet aktualisht në Spitali i Traumës, në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.