Plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin në Kavajë/ Arrestohet autori, pas hekurave dhe i riu që e ndihmoi të arratisej
Arrestohet autori i plagosjes së 39-vjeçarit dje në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30. Falë reagimit të shpejtë të Policisë së Shtetit, autori i dyshuar u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga. Autoritetet bënë të mundur arrestimin e shtetasit me inicialet P. M., i cili dyshohet se plagosi me pistoletë shtetasin me inicialet B. D.. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Gjatë operacionit u arrestua edhe shtetasi me inicialet A. Ç., i cili dyshohet se e ndihmoi autorin të largohej nga vendi i ngjarjes, duke e transportuar me automjet drejt Durrësit. NJOFTIMI I POLICISE: Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua,...
Burimi:
sot.com.al