Plagoset me thikë një 45-vjeçar në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital, në Kukës kërcet arma, shpallen në kërkim…

Plagoset me thikë një 45-vjeçar në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital, në Kukës kërcet arma, shpallen në kërkim…

Një 45-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës. Ngjarja është shënuar në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit, ku 45-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, dyshohet se ai është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat që mbeten ende të paqarta dhe identifikuar e kapur autorët.  “Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor  po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin...