Pjesë e organizatës kriminale/ Trafik kokaine nga Amerika e Jugut, arrestohet vëllai i deputetes demokrate Elda Hoti

Pjesë e organizatës kriminale/ Trafik kokaine nga Amerika e Jugut, arrestohet vëllai i deputetes demokrate Elda Hoti

Një 27-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim në gjithë Europën për trafik kokaine, është arrestuar në Romë. Markelian Hoti, vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti, u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën. Ai dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës. Droga mbërrinte në portin e Anversës në Belgjikë dhe më pas transportohej me makina luksoze nga Europa Veriore drejt Dubait. Pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehura në kontejnerë në portin e Anversës, vëllai i deputetes ishte ‘zhdukur’. Në janar ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest europian për “organizatë kriminale për trafik narkotikësh”, vepër që parashikon...