Pjesë e grupit të Inez Hajrullës që u godit nga SPAK, GJKKO merr vendimin për Flodian Plakun dhe Rezart Kuçi

Pjesë e grupit të Inez Hajrullës që u godit nga SPAK, GJKKO merr vendimin për Flodian Plakun dhe Rezart Kuçi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar masat e arrestit me burg për Flodian Plakun dhe efektivin Rezart Kuçi. Ata akuzohen si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, që u godit të shtunën nga SPAK dhe që akuzohet për krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Flodian Plaku ndodhet aktualisht në burg për vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë-Krujë, ndërkohë që efektivi Kuçi u arrestua të shtunën në kuadër të operacionit të SPAK. Ndaj Flodian Plakut rëndon akuza e trafikut të drogës, ndërsa ndaj policit që ushtronte detyrën në Kukës rëndojnë tre akuza, ajo e shpërdorimit të detyrës, trafikut të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. SPAK theksoi se Plaku akuzohet se ka...