Pjesë e grupit të Inez Hajrullës që u godit nga SPAK, GJKKO lë në burg Flodian Plakun dhe efektivin Rezart Kuçi

Pjesë e grupit të Inez Hajrullës që u godit nga SPAK, GJKKO lë në burg Flodian Plakun dhe efektivin Rezart Kuçi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë dje në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve në Vlorë, Rezart Kuçi. Vendimi vjen pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, e mbështetur nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit, për zbardhjen e dy atentateve të ndodhura në vitin 2021 në qytetin e Vlorës. Hetimet lidhen me vrasjen e Gentjan Qarrit më 6 shkurt dhe ekzekutimin e Bledar Birçajt më 10 mars të po atij viti. Sipas SPAK, pas këtyre ngjarjeve dyshohet të qëndrojë një grup kriminal i lidhur me Inez Hajrullën, një emër i njohur për autoritetet në qytetin bregdetar dhe i konsideruar nga hetuesit...