Pezullimi i Ballukut apo pagat e gjyqtarëve?/ Mbledhja e Gjykatës Kushtetuese, mister mbetet objektivi…

Pezullimi i Ballukut apo pagat e gjyqtarëve?/ Mbledhja e Gjykatës Kushtetuese, mister mbetet objektivi…

Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot rreth orës 11:00, ndërsa nuk është bërë i ditur objekti i mbledhjes. Nuk ka njoftim zyrtar nëse mbledhja ka të bëjë me çështjen e dërguar nga Qeveria në Kushtetuese sa i përket masës së sigurisë për pezullimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, apo me pagat e gjyqtarëve, një çështje që ka nxitur një përplasje të fortë mes Drejtësisë dhe kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se kërkesa e bërë nga magjistratët nuk duhet të miratohet.