Përshkallëzimi i protestave/ Krisafi: Regjimi iranian po lëkundet. Strategjia e SHBA, për të kufizuar ndikimin kinez

Përshkallëzimi i protestave/ Krisafi: Regjimi iranian po lëkundet. Strategjia e SHBA, për të kufizuar ndikimin kinez

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ledion Krisafi, në një intervistë në një emision televiziv foli për protestat e dhunshme që kanë përfshirë Iranin. Ai theksoi se në protesta janë përfshirë edhe zonat e vogla rurale dhe jo vetëm zonat e mëdha. Krisafi nënvizoi se me përshkallëzimet e protestave, duket se regjimi iranian po lëkundet. “Nëse do ishim kufizuar tek Teherani vështirë se mund të flisnim për lëkundje të regjimit. Në momentin që duhet të nxjerrës elitën për të vrarë protestues tregon që nuk ka funksionuar. Mundësia e goditje amerikane mund të jetë 50 me 50. Por një goditje amerikane mund të rrëzonte regjimin, por nuk është e qartë se kush mund të vijë në pushtet”, tha ai. Më tej nënvizoi se administrata amerikane ka një linjë...