Përshkallëzimi i konfliktit, Hoxha: Janë 2962 shqiptarë në Lindjen e Mesme
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka njoftuar se janë 2962 shtetas shqiptarë me qëndrim të përhershëm në Lindjen e Mesme, që nga nisja e përshkallëzimit të konfliktit dhe 543 të tjerë ndodhen atje si udhëtarë. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm për situatën në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha tha se ministria ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike shqiptare në vendet e prekura nga konflikti. “Në fillim të konfliktit në Lindjen e Mesme kemi 2962 shtetas shqiptarë në rajon, me qëndrim të përhershëm. Ndërsa 543 shtetas udhëtarë. Kemi komunikuar me 2511 shtetas, një për një. 138 shtetas shqiptarë kanë kërkuar vetë të largohen”, raportoi ministri në Komision. Sipas tij situata më e vështirë ka qenë në Iran. Për këtë rast, tha...
Burimi:
opinion.al