Përsëriti krimin në Itali/ Gjykata ‘nuk e fal’, ndryshon masën dhe rikthen në qeli 37-vjeçarin shqiptar!
Një shqiptar u rikthye në qeli me vendim të Gjykatës, pasi u kap në përsëritje të krimeve për të cilat ndaj tij më parë ishte dhënë masë më e butë sigurie. Karabinierët e stacionit të Marcarias në Mantova konfirmuan prangosjen e të riut dhe izolimin e tij në paraburgim. “Shqiptari ishte banor i Barbianello. Arrestimi erdhi si pasojë e zëvendësimit të lirimit me kusht, me arrest në burg, në përputhje me një urdhër të lëshuar nga Zyra e Mbikëqyrjes së Mantovës, pas shkeljeve të përsëritura të individit”, informon media italiane. Pas përfundimit të formaliteteve të kërkuara, i arrestuari u dërgua në burgun e Mantovës, ndërsa nuk u dhanë detajet për veprat penale për të cilat ai akuzohet.
Burimi:
sot.com.al