Përse një oficer i gardës qëndron pranë Taulant Ballës në seancë?

Përse një oficer i gardës qëndron pranë Taulant Ballës në seancë?

Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë janë prezantuar raportet e opozitës dhe mazhorancës lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, jashtë dyerve të sallës, Partia Demokratike ka thirrur protestën e radhës. Ndërkohë ajo që ka rënë në sy gjatë zhvillimit të seancës ka qenë prezenca e një oficeri të gardës pranë kreu të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Lidhur me këtë fakt, ka reaguar deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ka kërkuar të kuptojë përse oficeri I gardës qëndronte aty.