Përroi vërshon në rrugët e Laçit, përmbyten shtëpi e biznese, paralizohet aksi Milot-Mamurras
Bashkia e Kurbinit është ndër zonat më të prekura nga përmbytjet në Qarkun e Lezhës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Dalja nga shtrati e përroit që kalon përmes qytetit të Laçit, si dhe vërshimi i përrenjve malorë, kanë krijuar një situatë dramatike për banorët. Uji ka përmbytur rrugë kryesore, biznese dhe banesa, ndërsa janë dëmtuar edhe shumë automjete. Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi rrugor është paralizuar në disa zona të qytetit të Laçit, si dhe në fshatrat Zhejë dhe Gjorm. Probleme serioze janë shënuar edhe në aksin nacional Milot–Mamurras, ku lëvizja e mjeteve është bërë e vështirë. Autoritetet vendore ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Burimi:
sot.com.al