Përplasjet në ndeshjen me Elbasanin në “Loro Boriçi”, “Disiplina” e FSHF- së gjobë dhe dënime për Vllazninë

Përplasjet në ndeshjen me Elbasanin në “Loro Boriçi”, “Disiplina” e FSHF- së gjobë dhe dënime për Vllazninë

Disiplina ka marrë në konsideratë ngjarjet pas sfidës Vllaznia 2-1 AF Elbasani. Vllaznia është dënuar me 1 milion lekë (të vjetër) gjobë për shkak se nuk kishte marrë masat e duhura të sigurisë për këtë duel, ndërsa AF Elbasani do duhet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara nga tifozët në ulëset e ‘Loro Boriçit’.Zyrtarët e Vllaznisë, Ergi Borshi dhe Alban Neziri janë pezulluar përkatësisht me tetë dhe katër ndeshje, ndërsa zyrtari i AF Elbasanit, Klaudio Allkja është dënuar me tetë ndeshje. Me pesë ndeshje pezullim është dënuar edhe futbollisti i AF Elbasanit, Donart Ibraimi. Këto dënime janë dhënë për sjellje josportive.VENDIMET E PLOTAFK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të nenit 17/2/f të...