Përplasja me protestuesit e PD,Ilir Proda: Vetëm Zoti e di sa krenar jam për policët
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vizituar mbrëmjen e sotme së bashku me ministren e Brendshme Albana Koçiu në Repartin e Djegieve efektivët e dëmtuar gjatë protestës së opozitës. Proda iu ka uruar efektivëve të policisë shërim të shpejtë. Gjatë një prononcimi për median, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë për profesionalizmin, sakrificën, durimin dhe maturinë e treguar përballë ‘një barbarie të tejskajshme’ me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, ku për pasojë u lënduan 16 efektivë. “Falënderim për të gjithë punonjësit e Policisë për profesionalizmin që kanë treguar dhe vetëm Zoti e di sa krenar jam për ta, për atë që ata bëjnë çdo ditë dhe për vetëpërmbajtjen dhe qytetarinë e tejskajshme që treguan sot, në kundërshtim me...
Burimi:
opinion.al